Policia e Kosovës përmes planeve konkrete ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në trafik.
Në një njoftim për shtyp policia kërkon pajisjen e tyre me zinxhirë dhe goma dimërore, për të shmangur aksidentet në rrugë si dhe të respektojnë shenjat e e sinjalistikes rrugore. Në të kundërtën Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale./KosovaPress
Loading...