Policia e Sarandës ka vënë në pranga 3 persona si dhe sekuestruar 32 kilogramë drogë Cannabis Sattiva ditën e sotme.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë.
Efektivët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen:
Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë.
A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje)
K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).
U bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një automjet tip “BMW”
• një automjet tip “Mercedes Benz”
• 5 aparatë telefonikë celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.