Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë autorin e grabitjes së bankës në Tepelenë brenda pak orësh.
Sipas informacioneve të fundit zyrtare, bëhet e ditur se falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.
Policia deklaron se për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e autorit. Ndërkaq mësohet se policia është vënë në ndjekje tëtij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.
Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë.
Blutë e Tepelenës kanë ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë–Kakavijë dhe Tepelenë–Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.