Policia e Vlorës arr.eston 4 persona në Selenicë

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim.

Dy prej tyre janë arrestuar për kultivimin e kanabisit, ndërsa një zyrtar, Inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë është arrestuar pasi nuk ka përmbushur detyrat ligjore.

Kështu është arrestuar shtetasi Z. L., 45 vjeç, si dhe shpallur në kërkim shtetasi E.L, me banim në fshatin Rexhepaj. Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kullotat e bagëtive të këtyre shtetasve janë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin, Ç. H., 52 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë, pasi nuk ka përmbushur detyrat ligjore në këto zona.

Po ashtu është arrestuar shtetasi A. C., 53 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë. Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar pranë ullishtes së këtij shtetasi, policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

Loading...