Policia e Vlorës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 3 persona, nën akuzat për vjedhje e për dhunë.
Uniformat blu prangosën një 15-vjeçar, që vidhte në mënyrë të vazhdueshme në supermarkete, ndërsa kanë prangosur edhe dy burra për dhunë ndaj një tjetër shtetasi.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. T., 15 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë dukej vjedhur artikuj ushqimorë në një supermarket në lagjen “Bashkimi” Vlorë, veprim ky i përsëritur disa herë.
—-
Sarandë, Policia ka arrestuar shtetasin B. Q., 46 vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasin E. Q, me banim në Sarandë, pasi më datë 30.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin D. M., 27 vjeç, banues në Sarandë, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.