Sipas njoftimit për shtyp të policisë, 42 prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme.
“U ndaluan 5 shtetas në kërkim pjesërisht edhe të dënuar nga Gjykata për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u arrestuan në flagrancë 3 drejtues automjetesh të cilët janë kapur në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugorë, si dhe janë vendosur në total 410 masa administrative për drejtuesit e mjeteve për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor”, thekson policia.
Po ashtu janë plotësuar 8 kërkesë padi me qëllim për tu pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.
Policia e Vlorës bën të ditur se janë organizuar shërbime të posaçme për kontrollet rutinë të objekteve që tregtojnë fishekzjarre apo lëndë të tjera piroteknike me qëllim bllokimin dhe sekuestrimin e tyre për sigurinë e qytetarëve.
Sipas policisë vazhdon puna për pikasjen dhe renditjen në grafikë të pikave të basteve apo lloto-sporteve me qëllim mbylljen e tyre në vijim duke filluar që në Janar të 2019-ës.
Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë do të vijojnë punën intensive dhe me përkushtim me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri shoqërore, atyre në kërkim apo vendosjen para përgjegjësisë penale kundrejt çdo personi tjetër që kryen veprime antiligjore me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve veçanërisht në festat e fund vitit./ATSH