Me hyrjen në fuqi të aktit normativ nr. 32 për mbajtjen e maskave edhe në ambientet e jashtme, policia ka nisur të gjobisë qytetarët që nuk binden.
Së fundmi ne rrjet po qarkullon fleta e gjobës që i është vënë një qytetari në Berat. Ky qytetar është kapur nga policia pa maskë dhe për këtë arsye është gjobitur me 3000 lekë.
Ajo që bie në sy është se qytetari, tek fleta e gjobës, ka shkruar tek pjesa e sqarimit: Poshtë Komunizmi.
Nuk kanë qenë të paktën qytetarët që kanë reaguar jo mirë ndaj këtij akti normativ që e bën mbajtjen e maskave të detyrueshme kudo, pasi dilni nga shtëpia.
Kujtojmë se maska u bë e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë dhe në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobitem me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.