Policia italiane ka kryer një operacion të madh anti-drogë, ku në pranga kanë rënë 16 persona, mes tyre edhe tre shqiptarë.
Krahas të arrestuarve policia ka sekuestruar edhe 423 kilogram lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe marijuanë.
Ndërkohë që pasqyronte me pamje operacionin, në faqen e Guardia di Finanzas është shfaqur edhe harta e Shqipërisë natyrale, me trojet e saj etnike. Harta e Shqipërisë e shfaqur nga Guardia di Finanza paraqet Kosovën, trojet shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut si edhe Çamerinë në një të vetme, raporton albeu.com.
Mbetet për t’u parë nëse ky është qendrimi zyrtar i Policisë së Republikës së Italisë apo kemi të bëjmë thjesht me një lapsus dashamirës të punonjësve të Guardia di Finanzas, megjithatë një hartë e tillë do t’i shkonte shumë kombit tonë.
https://youtu.be/JPg0b0oTpIk