Policia italiane nxjerr pamjet: Si u ndoq dhe kap kamioni me 400 kg kokainë, pas sinjalizimit nga DEA

Janë publikuar pamjet e rreth 400 kg kokaine të sekuestruar një ditë më parë në Kosovë. Mediet italiane nxjerrin videon e operacionit për kapjen e sasisë së madhe të kokainës, që kaloi nga Porti i Durrësit dhe u kap në Lipjan të Kosovës.
Lënda narkotike ishte nisur nga Brazili në një konteiner mishi, ku destinacion kishte Kosovën.

Guardia di Finanza ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin italian pas sinjalizimeve nga DEA Amerikane.

Loading...