Policia ka njoftuar për zhdukjen e dy vajzave – Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Në raportet 24 orëshe të Policisë, vazhdimisht ka raste të zhdukjeve, qoftë persona të mitur apo edhe të moshës më të vjetër.

Për dy ditë, Policia ka njoftuar për dy raste të zhdukjeve të dy vajzave, njëra 19 vjeçare e tjetra 17 vjeçare, transmeton Indeksonline.

Në raportin e sotëm të Policisë është bërë e ditur se një vajzë 17 vjeçare nga fshati Ceceli e Vushtrrisë është zhdukur.

“Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij 17 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.Ky rast është duke u hetuar.

Ndërsa, dje, Policia ka njoftuar për zhdukjen e një 19 vjeçarje nga Prizreni.

E njëjta, në bazë të deklaratave të familjarëve, është larguar nga shtëpia nga data 11 maj dhe ende nuk dihet asgjë për vendin se ku ndodhet.

Loading...