Policia ka sekuestruar një çantë me fishekzjarrë pranë Kuvendit

Protesta e opozitës vijon e qetë para parlamentit ku po zhvillohet ndërkohë seanca plenare. Ka pasur momente kur protestuesit kanë hedhur shashka por nuk ka pasur konfrontime.

Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se një çantë me mjete piroteknike është gjetur pranë Kuvendit.

Brenda saj shihen fishekzjarrë të llojeve të ndryshme. Policia ka rrethuar Kuvendin, e vendosur në disa kordonë ndërsa pedonalja dhe institucionet rreth saj janë të mbrojtura nga policia.

(Balkanweb)

Loading...