Policia e Vlorës godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, duke arrestuar sot në flagrancë 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.
NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.Q., 50 vjeç banues në fshatin Xhuherinë,Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Partizani, Vlorë, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë të dyshuar “Kokainë”, gati për shitje
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.