Studentët nuk dorëzohen në qëllimin e tyre për të bojkotuar mësimin deri në një zgjidhje të kërkesave të tyre. Ata vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të djeshëm në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.
Dita e sotme ka nisur me tensione në Fakultetin e Ekonomikut mes policëve privatë dhe studentëve.
Në një video të siguruar nga BalkanWeb shihen konfrontime fizike mes studentëve dhe policisë
Po ashtu ka ndërhyrë dhe policia e shtetit, ku në pamje duken efektivë që tërheqin me forcë studentët.
BalkanWeb
Loading...