Policia e Kosovës po zbaton me rigorozitet masat anticovid. Prej disa kohësh nga Kosova raportohet numër i lartë infektimesh dhe vdekjesh. Por numri i lartë i infektimeve dhe vdekjeve nuk ka ndikuar në organizimin e dasmave me shumë të ftuar në ambiente të mbyllura.
Policia e Kosovës ka ndërhyrë ditën e sotme në një dasmë që po mbahej në fshatin Radac të Pejës.
Policia ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se pronarit i është vendosur një gjobë prej 2000 eurosh ndërkohë që organizatori i dasmës është gjobitur me 200 euro.
Gazeta Express raporton se dasmorët janë larguar menjëherë nga lokali.
Loading...