Policia nuk e toleron shpejtësinë e madhe, heq 8 patenta për 3 orë

Policia rrugore në aksion, ka hequr 8 patenta, për 3 orë, për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën drejtuesit udhëtojnë. Mësohet se ky aksion është bërë në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë.
Mësohet se shpejtësia ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h. Me hyrjen në fuqi të kodi të ri rrugor, tashmë shoferëve u është hequr patenta u është vënë edhe 15 mijë lekë gjobë.

Loading...