Policia paralajmëron: “Mos gjuani me armë nëpër festa,janë arrestuar 44 persona”

Policia ka paralajmëruar qytetarët që të mos përdorin armët në ahengjet familjare.

“Festo me zemër, jo me armë”, është motoja e policisë, që pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, kjo nuk i ndal qytetarët që të festojnë me armë.

Kështu përgjatë këtij viti 44 persona janë arrestuar për shkak se kanë gjuajtur me armë nëpër ahengje familjare.

Për shkak të gjuajtjes nëpër ahengje familjare, në rajonin e Prizrenit janë arrestuar 11 persona, ndërsa, policia ka arritur të konfiskoi 44 armë gjatë këtij viti, 40 prej të cilave pa leje.

Loading...