Policia qytetarëve: Respektoni oraret, shmangni daljet e panevojshme

Patrullat e policisë vijojnë punën në terren për të frenuar masat e vëna nga qeveria për parandalimin e koronavirusit.

Uniformat blu kanë apeluar qytetarët që të respektojnë oraret e lejuara të lëvizjeve duke kryer gjërat e nevojshme dhe të shmangin xhirot e kota në qytet.

Njoftimi Policisë:

Ruani distancën nga njëri – tjetri për të mirën e shëndetit të të gjithëve

Në të gjithë vendin punonjësit e Policisë së Shtetit janë angazhuar në zbatimin e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Patrullat e Përgjithshme të Policisë, në oraret e lejuara janë të pranishme pranë bankave, supermarketeve dhe marketeve, ku ka dhe grumbullime të qytetarëve, me qëllim ruajtjen e distancës së duhur, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë distancën nga njëri- tjetri, të respektojnë oraret e lejuara të lëvizjes, si dhe të evitojnë daljet nga shtëpia pa pasur arsye thelbësore e jetike.

Loading...