‘’Ekuipazhi i fregatës ‘Australiane HMAS Ballarat’ zbuloi lëndë narkotike gjatë një kontrolli në dy anije peshkimi, në ujërat ndërkombëtare në ditët përpara Krishtlindjeve’’, theksuan autoritetet në një deklaratë.
Sasia e kapur u shkatërrua në det si pjesë e operacionit ‘’Manitou’’, një koalicion i udhëhequr nga 32 shtete që luftojnë kundër trafikimit të drogës dhe trafikimit të armëve.
Që nga krijimi i operacionit ”Manitou” në vitin 2014, marina e Australisë ka arritur të kapë shtatë tonë heroinë dhe 38 tonë kanabis sativa me vlerë më shumë se pesë miliardë dollarë./ATSH
Loading...