Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur mes dy vëllezërve në Gjirokastër, njëri prej të cilëve është kryeplak në fshatin Këllëz, Njësia Administrative Lunëxhëri.
Përshkallëzimi i sherrit mes Panajot dhe Jano Janaqi u ndalua me ndërhyrjen e policisë.
Forcat e policisë arritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën kontrollin në banesën e kryeplakut Jano ku gjetën armatime.
Në cilësinë e provës materiale, sekuestruan dy armë gjahu pa leje dhe një me leje.
Ndërkohë që po kryhen veprimet proceduriale, kryeplaku është shoqëruar për në komisariat.
Loading...