Policia shqiptare dorëzon te pala greke të akuzuarin për përdh*nim

Ky është momenti kur policia shqiptare dorëzon tek pala greke, Spartak Dyrmishin, 45-vjeçarin që kërkohej nga autoritetet greke për përdhunimin e një vajze dhe tentativë përdhunimi të një tjetre.

Dyrmishi u vu në pranga në orët e vona të mbrëmjes të hënën në Vlorë. Pas arrestimit, policia njoftoi se Dyrmishi ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar tek policia greke.

Për këtë arsye në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Dyrmishi i është dorëzuar policisë greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Loading...