Policia tregon si ndodhi krimi: 48-vjeçari pronar i një dyqani, u qëllua me automatik dhe…

Policia ka dalë me njoftimin zyrtar dhe ka sqaruar rrethanat e vrasjes së 48- vjeçarit në Sukth të Durrësit.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të një dyqani.

Viktime mbeti Arben Mërkuri (Ismaili) 48 vjec.

Nga të shtënat fillimisht ai mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë në spital, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Loading...