Në 24 orët e fundit asnjë i gjobitur për lëvizje pa arsye jashtë orës 22:00, masë kjo për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se janë gjobitur për mos mbajtje të maskë 873 qytetarë, ku 7 prej tyre janë shoqëruar për verifikim në komisariat pasi nuk kanë pranuar të japin mjet identifikimi.
Duket se qytetarët dhe pronarët e lokaleve janë ndërgjegjësuar pasi në 24 orë nuk ka asnjë lokal në shkelje dhe asnjë qytetar që të dalë jashtë shtëpisë pa arsye gjatë orarit 22:00-06:00
Policia vijon me thirrjet e saj për qytetarët që të zbatojnë masat anticovid
Loading...