Policia zbarkon në terren pas vrasjes së 35-vjeçarit, gjendet makina e autorëve, brenda edhe një kallashnikov

Policia e Vlorës ka zbarkuar në terren pas njoftimit për vrasjen e 35-vjeçarit Shkëlzen Velaj në orët e para të këtij mëngjesi. Mësohet se autorët janë në kërkim, ndërsa është gjetur makina e djegur edhe një kallashnikov. Dyshohet se autorët janë larguar me një tjetër makinë. Mësohet se vëllai i viktimës është Ardi Velaj, një prej personave të vrarë në masakrën e Coles.
Vlorë/Informacion paraprak.

Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...