Pesë persona humbën jetën nga sulmi terrorist në Austri, por punën më të vështirë e kanë patur forcat e policisë, të cilat u përballën me terroristët. Një prej tyre është edhe një police me origjinë nga Kosova.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë luftuan me terroristët
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.
Loading...