Polifonia Institucioni me besë i shpirtit të Labit – Nga Arben Abazaj

POLIFONIA INSTITUCIONI ME BESE I SHPIRTIT TE LABIT

Folklori ndryshe nga artet qe krijohen per nevoja te tregut, krijohet per nevoja te popullit, prandaj folklori eshte i vetmi taban nga ku mund te krijosh nje individualitet artistik te mireformuar!

Tregu nuk eshte per kete, tregu eshte mejdani i mediokritetit edhe arti qe i pergjigjet nevojave te tij po ashtu!

Eshte polifonia labe ajo qe i zbulon fjales se folur shqipe hollesite dhe thellesite e saj!
Magji, magji e ndjenjes, edhe kur zerat jane te shtruar te qete, edhe kur tingujt si arabeska, tufani i ndjenjes i perplas portave te shpirtit!
Muziken, artin, nuk e ben teknologjia, e ben shpirti!

E ku ka ndjesi emocionale me te madhe se tingulli qe del prej gezimit apo hidherimit te nje shpirti.
Kemi nje trashegimi kulturore aq te vecante e te paperseritshme. Krijuam art me fjalen, duke i dhene asaj jo vetem bukurine e tingullit, por edhe forcen e mendimit.
Art dhe jete njekohesisht, nje shkence per t’u studiuar eshte polifonia, mekanizmat qe perdor ajo.
Une nuk di zhaner tjeter te artit qe te thur kaq bukur e me kaq vertetesi letersine (poezine), me tingullin, tingull i krijuar nga natyra, zeri njerezor.
Duke dashur te dukemi modern, shkaterrojme thelbin tone.

Sa here kthejme syte nga vetja, aq me e madhe na paraqitet ajo, (trashegimia), aq me e bukur dhe terheqese.
Dhjetra here, qindra here, mijera here, zmadhohen brenda nesh bukurite e kombit tone, pas cdo germe te shkruar e pas cdo tingulli te kenduar.
T’a njohesh nuk eshte dhe aq e lehte. Gjithsesi e duam edhe pse e njohim aq pak!
Perfundimisht:

Polifonia eshte emocioni me i thelle i shpirtit! Eshte finesa me ndjellese e zemres! Eshte kthjelltesia me e kristalte e vargut! Eshte bashkimi me harmonik qe Zoti i ka dhuruar tingujve muzikor!
Nuk kerkon me patjeter te kesh shije te holla artistike ta ndjesh, mjafton te perqendrohesh dhe sheh si cliron nga gjiri i saj fantazine me te bukur e te vertet njerezore!
E bukura e thelle shfaqet ne percjelljen e tingujve dhe zhvendosjen nga njera levizje ne tjetren me aq embelsi dhe rreptesi epike!
Laberishte eshte natyra vete e misheruar ne qeniet njerezore!

Loading...