Politika në Art.. Arti në Politikë.. – Nga Elma Doresi

Politika në Art..
Arti në Politikë..

Qëllimi i Artit ka qënë dhe duhet të jetë opozitë.
Dramaturgët,Shkrimtarët e mëdhenjë,prandaj mbetën të tillë edhe sot,sepse e dinin misionin e Artit e nuk e përbaltën kurrë.Ata mbetën opozitë përjetë.
Nëse shfleton tekstet e Aristofanit,përkatësisht “Gratë në Parlament”,do të kuptosh se si politika e 2500 viteve më parë është pothuajse e njëjtë,asnjë ndryshim!
Ai përshkruan sistemin e korruptuar,përshkruan se si ata mblidhen në Parlament e shahen e grihen e tallen me njëri tjetrin e më pas ikin pa zgjidhur asgjë për popullin.Përshkruan se si një forcë dhe frymë e re merr pushtetin në dorë dhe me përfundimin e njëjtë,mos më keq!Pra Aristofani me pak fjalë thotë se kushdo që ngjitet mbi karrigen e pushtetit shikon vetëm për veten e tij dhe asgjë më shumë.Dhe ja ku jemi sot,2500 vite më pas,me tekstin e tij që ka mbërritur në duart tona,me vendosjen e veprës në shtete dhe salla ndërkombëtare sepse ai : Nuk doli jasht qëllimit të tij.
Denoncoj korrupsionin.
U tha atyre se ne e dimē që po na vidhni,nuk jemi idjota.
U tall me figurat duke sjell karaktere nga më grotesket e duke i vendosur ato në situata nga më qesharaket sepse ,e përsëris : ky ishte dikur misioni i Arti.
Le të imagjinojmë sikur Aristofani të ishte në ditët e sotme.Një Aristofan që në vënd të bërtiste për problematikat e një vepre bërtet se ka siguruar 1000 vota.
Një Aristofan qē përpos shkrimeve do ti duhej të antarsohej dhe në një parti politike sepse një ditē do ti sigurohej puna.
Imagjinoni pak një Aristofan që mban fjalime se duhet tē mbështesim apo votojmē X parti.Apo njē Aristofan që X parti i ka lēnē detyrë mbledhjen e sa më shumë votave.Apo njē Aristofan i cili është i detyruar tē dal nē podiume për të dashur diçka që nē thelb duhet ta kishte armik.
Po pastaj?
A do tē mund të shkruante Aristofani sot ato kryevepra te 2500 viteve më parë?
Dyshoj!
Sepse Aristofani i ditëve tē sotme e bëri përshesh misionin i artit dhe u bë krah atij që populli urren dhe armik i popullit,sepse zëri i tij duhet të ishte zēri i popullit dhe jo zëri i politikês.
Aristofani sot hesht!
Aristofani sot shet!
Aristofani i ditëve të sotme ka harruar misionin,e prandaj sot ndjejmē mangësira nē art,sepse ka hyrë politika nē art e jo arti në politikë.
Si rrjedhojē,unë të paguaj që ti të mbyllësh gojën.

(Statusi erdhi si rrjedhojë e asaj çfarë ka ndodhur me artin dhe kolegët artistë vitet e fundit me përfshirjen politike.)/Elma Doresi

Loading...