Politika nuk gjen qetësi,cfarë ka ndodh me kryebashkiakun e Mallakastrës

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë të verifikojë të kaluarën e Kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, për të cilin thotë se ka të shkuar kriminale.

Pa kaluar shume kohe nga akuzat, Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj ka reaguar duke thënë se “nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast”.

“Janë organet ato të cilat do të përcaktojnë se si do të vazhdojnë procedurat. Jam shumë i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm. Nuk kam asnjë lloj dijenie. Unë punoj si kryetar, kam dorëzuar formularin e dekriminializimit. Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast”, deklaroi Ismailaj.

I pyetur për një vizitë të tijën në Greqi, dy javë më parë dhe nëse ka lidhje me këtë akuzë, ai tha se ka qenë tek motra për sebepe familjare.

“Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepet e veta familjare, ky është shkaku”, u shpreh Ismailaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një deklaratë tha se PD është e angazhuar për të provuar zyrtarisht dënimin e kryebashkiakut të Mallakastrës.

“PD i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë të hetojë. Sipas të dhënave të mbledhura nga PD, Qerim Ismailaj rezulton se ka qenë i arrestuar në Greqi. Ky është rasti i katërt pas atij të Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës.

Edi Rama ndan pushtet me krimin e organizuar. Edi Rama i Mallakastrës u betua para medias së nuk ka pasur probleme me drejtësinë. Ai e di shumë mirë se ka të shkuar kriminiale”, deklaroi Bardhi.

Ai theksoi se Edi Rama tentoi të fusë në Parlament njerëz me të shkuar kriminale. “Sot është koha që ligji të veprojë. Çfarë i kujton Edi Ramës së Mallakastrës data 25 shkurt e vitit 2000”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se Edi Rama nuk fiton dot pa bashkëpunimin me krimin e organizuar dhe sipas tij përgjigja e shqiptarëve do të jetë e shpejtë.

Loading...