Politikani shqiptar infektohet me koronavirus dhe jep një mesazh: Ju lus të gjithëve që jemi takuar ditët e fundit të…

Ditët e fundit koronavirusi ka marrë një përhapje të frikshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet fqinje me ne.

Kryetari i Komunës së Kamenicës në Kosovë, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se javën e kaluar kishte pasur kontakt me një koleg nga Prishtina, i cili më pas ka dalë pozitiv me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Kastrati shkruan se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se do të qëndrojë i vetizoluar në shtëpi, prej ku do të kryejë edhe obligimet e tij si kryetar komune.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1, 756 raste me koronavirus. Prej tyre, 968 persona janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdekur.

Loading...