Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa porosi kryebashkiakëve të zonave të gjelbërta duke urdhëruar të mbyllin parqet që njerëzit mos dalin piknik apo xhiro.
Po ashtu Rama thotë që bashkitë duhet të angazhojnë njerëzit e tyre jo si policë, por që të ndihmojnë qytetarët në respektimin e rregullave.
Rama nuk përjashtoi mundësinë që në këto bashki të ketë të infektuar jo të identifikuar apo asimptomatikë apo të ketë pas hapjes por thotë se me rregulla nuk rëndohet sistemi shëndetësor.
”Do penalizohet dhe nuk ka asnjë mundësi. Dhe drejtori do i japë mundësi që mos shfrytëzohen për punë për të shkuar në zona të tjera që ka autorizime edhe me 3 turne dhe mos bëjnë lojëra. Mbyllni parqet dhe Policia duhet të ketë në vëmendje bashkë me ushtrinë të mos lejohen frekuentimi i parqeve, mos ketë liri për piknik apo xhiro.
Këto janë ato që kisha si porosi. Vendosni njerëzit tuaj jo për të bërë policin, por për të ndihmuar qytetarët të respektojnë rregullat. E dimë shumë mirë që mund të rrimë mbyllur edhe me vite por po nuk u gjend vaksina virusi është këtu, tek penxherja tek dera.
Hapja sjell patjetër edhe një rrezik dhe nuk është e thënë që në këto zona që nuk janë identifikuar mos kenë, janë asimptomatikë apo mos kenë nesër pozitivë. Por nëse kemi rregulla numri i pozitivëve nuk e kalon, nuk e sprovon.
Ka shumë rëndësi që nga kjo javë që vjen, deri në mesin e javës tjetër të kuptojmë si ecën dinamika për hapje që njerëzit të dalin në oraret e tyre.
Pas orës 17:50 është siç kanë qenë dhe lejohen vetëm ata që kanë punuar me turne apo ku di unë. ”- tha Rama.