Porta prej hekuri bie mbi 12-vjeçarin shqiptar, detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Sipas mediave italiane, një 12-vjeçari shqiptar i ra sipër porta e hekurit të shtëpisë së tij.

E si pasojë i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga raportimet e para, mësohet se djali po luante ndërsa babai i tij po bënte disa punë në pjesën e jashtme të shtëpisë.

Derisa në një moment të miturit i ra porta sipër.

I pari që dha ndihmën e shpejtë ishte babai i tij, i alarmuar nga zhurma e hekurit kundër betonit.

Por nuk mundi të lëvizte portën i vetëm, ndaj edhe u ndihmua nga fqinjët.

Loading...