Portugalia merr sot presidencën e BE-së

Portugalia merr sot nga Gjermania presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Nën flamurin “Koha për të dhënë: një rigjenerim të drejtë, të gjelbër dhe dixhital”, gjatë presidencës së saj Portugalia ka në plan të përqendrohet në zbatimin e qëllimeve të paketës së ndihmës shumë miliardë euroshe kundër Covid-19 të Bashkimit Evropian.
“Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të marrësh drejtimin nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel”, shkroi kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa në Twitter.

Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Disa sfida të vështira priten këtë herë, përfshirë adresimin e pasojave të pandemisë.

Fushata e vaksinimit në të gjithë Evropën dhe zbatimi i paketës së ndihmës së BE me qëllimet e saj ambicioze janë përparësitë kryesore si dhe çdo çështje e shkaktuar nga fundi i periudhës së tranzicionit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, megjithëse Brukseli dhe Londra ranë dakord për një marrëveshje tregtare.

Portugalia do të trajtojë gjithashtu propozimin e Komisionit Evropian për një politikë të përbashkët migrimi.

”Një fokus i mëtejshëm do të jetë forcimi i marrëdhënies së bllokut me Afrikën”, sipas zyrtarëve portugezë.

Pas Portugalisë, këtë presidencë do ta marrë Sllovenia.

Loading...