Poshtë Sokrati dinjitoz, rroftë derri dhe lluca e pushtetit!

MANIFESTI I ZVARRANIKEVE SERVILA

— Gjithshka u lejohet atyre qe i shiten pushtetit. Qe veprojne ne frymen e tij.
— Servili zvarranik, nuk ka dinjitet dhe personalitet tjeter vecse atij te pushtetit.
— Ai nuk njeh asnje frike me te madhe se e pushtetit qe i serviloset me zvarritje si lepires profesionist.
– Zoti dhe pushtetari per te jane e njejta gje, madje Zoti shpesh vjen ne plan te trete, pas pushtetit dhe zvarisjes servile para tij.
— Servili zvarranik kapercen gjithe pritshmerite ndaj tij si lepires, fillon me doren e nuk mbaron as te fundshpina e pushtetarit as te kepucet e tij.
— Duron cdo humbje dinjiteti dhe personaliteti, se ka per gje te lepije cfare ka peshtyre, dhe ta rilepije serish. Kjo per ta eshte sjellje e kulturuar e qytetruar.
— Perderisa do kete nje pushtet, gjithmone do jetoje kjo rraca e lepiresave servile e zvarranike.
— Servilizmi nuk njeh moshe, cak, profesion apo gjini.
Ai kryhet ne emer te perfitimit personal duke perdhosur cdo embrion dinjiteti brenda vetes.
— Dinjitetit dhe karakterit Zoti u vuri cmim shume te lart dhe servilat zvarranike nuk e paguajne dot kete kosto.
E kane me kollaj si derrat ne llucen e pushtetit. Gjejne vetveten aty.
— Servilizmi zvaranik do ishte nje krim moral ndaj lluces dhe babezise sikur te flitej ende per ideale. Idealet jane shfaqje e huaj qe duhen denuar me zgerdheshje dhe me mbeshtetjen e pakufishme te derrave te pushtetit!
— Posht Sokrati dinjitoz, rrofte derri dhe lluca e pushtetit.
— Njeriu qe mban brenda vetes dinjitetin dhe idealin, kurre nuk mund te jete nje servil zvarranik i vertete, i afte te prodhoje mizerje edhe me te ndyre nga kjo qe i prodhon keta vete, prandaj i kemi shpallur armiqt numer nje, si idealin dhe dinjitetin.
— Koha eshte ne favorin e servilizmit zvarranik, prandaj quhet edhe koha e mizerjes, mos genjeni veten, te jesh servil zvarranik i vertete zhdukini keto tipare nga vetveteja ( dinjitetin dhe idealin), dhe mos u mundoni hic te justifikoni arsyet perse nuk i keni :

Te gjitha shpjegimet ua ka shkruar pushteti ne balle.
Arben Abazaj

Loading...