Postimi i dhimbshëm i vajzës që babai i vr.au nënën: ‘Unë jam Ana, sot varrosa Dijen…Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote’

Ana, vajza e Hajdije Tasunit, 58-vjeçares që dy ditë më parë u vra nga bashkëshorti i saj, Ruzhdiu 63 vjeç në dyqanin e tyre me metrazhe në qytetin e Durrësit, ka reaguar fort ne rrjetet sociale.

Ajo të enjten i dha lamtumirën e fundit nënës së saj, shkruan e pikëlluar për këtë humbje dhe sakrificat e nënës së saj për të rritur tre vajza.

Përmes postimit në Facebook, Ana Tasuni lë të kuptohet se nëna e saj ka kaluar një jetë të vështirë në 30 vite martesë, ndoshta e dhunuar nga bashkësjorti, kur tregon se ka trokitur në shumë dyer, doktorësh e policësh për hallin e mamasë siç shprehet ajo dhe askush sipas saj nuk u shqetësua. “Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote.

Dija mund të jetë të gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur nuk e dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen. Epo sot ajo s’të dëgjon dot më. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj qe ti mos të bëhesh kurrë Ana”, shkruan vajza.

Ana Tasuni ishte në vendin e ngjarjes pas momentit tragjik, teksa e përlotur me dhimbjen për humbjen e madhe, kërkonte qe efektivët e policisë ta linin të shikonte nënën e saj, brenda dyqanit që ishte rrethuar me perimetër sigurie. Ajo kërkon edhe fshirjen e këtij momenti në mediat që është publikuar, për të mos e rënduar në dhimbjen e saj.

Bashkëshorti e vrau gruan duke e qëlluar në kokë disa herë me metrin metalik që mbanin në dyqan për metrazhet duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, 63-vjeçari ka ulur qepenin, ka shkuar në një dyqan aty pranë ka blerë një paketë cigare, dhe ka pritur pritur policinë.

Paraprakisht dyshohet se mosmarrëveshjet në familje kanë lindur pikërisht për dyqanin e metrazheve, pasi kishin kundërshti për shitjen e tij që agravoi situatën deri në vrasjen e 58-vjeçares. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se “ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”.

Loading...