Postimi i shqiptarit para vr asjes së gruas shtatzënë

Detaje të reja janë publikuar nga mediat italiane në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares Vanessa Ballan mëngjesin e së martës 19 dhjetor, në Treviso.

Autori dyshohet të jetë Bujar Fandaj, një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova

Në një video të publikuar në Tik Tok pak përpara kryerjes së krimit, Fandaj kishte shpërndarë një mesazh për një lidhje të komplikuar dashurie
Të jap zemrën time, por mos mendo kurrë ta flakësh. Sepse po të largohet nga zemra, nuk do të kthehesh më”, thuhet në mesazhin e përcjellë përmes audios në video.
Nga një kqyrje në profilin e shqiptarit në Tik Tok, shihet se kohët e fundit të gjitha postimet i detyroheshin komplikimeve që ai kishte në jetën sentimentale.

27-vjeçarja dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Bujar Fandaj, të cilës dyshohet se i ka dhënë fund pak kohë më parë.

Pas ndarjes kanë lindur dhe përplasjet mes 27-vjeçares dhe 41-vjeçarit shqiptar, ku ky i fundit e shantazhonte se do t’i publikonte video intime.

27-vjeçarja, e cila ishte shtatzënë në momentin e ekzekutimit, e ka denoncuar në polici 41-vjeçarin për përndjekje.

Ajo banonte në Riese Pio X me partnerin e saj, si dhe me djalin e tyre 4-vjeçar.

Shqiptari hartoi planin e hakmarrjes dhe e vuri në zbatimin mëngjesin e së martës. Me furgonin e punës si korrier, ai shkoi në banesën e Vanesës, parkoi mjetin dhe doli në pjesën e pasme të shtëpisë.

41-vjeçari theu xhamin e pasëm, dhë mundi të futej në godinën ku banonte ish-e dashura.

Me një thikë në dorë ai e ekzekutoi 27-vjeçaren, duke e qëlluar 7 herë në bark.

Loading...