Sipas “Daily mail” vajza i ishte ankuar shoqeve të saj natën e vr asjes, se familja e quante ku*vë dhe po i bënte presion për të shkuar në Universitet.
Vajza u kishte rrëfyer shoqeve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre. “Daily Mail” publikon një bisedë të bërë me shoqen e saj ku rrëfen për gjendjen e rëndë emocionale.
Biseda
Sabrina: Sapo qava.
Shoqja: Me zë të lartë?
Sabrina: Jo isha vërtetë shumë e mërzitur sepse mami im gjithmonë më quan kur*ë dhe kjo më prek gjithmonë.
Shoqja: Ti nuk je kur*ë! Mos dëgjo askënd se çfarë thotë.
Sabrina: Rrofsh zemër. Opinioni yt vlen më shumë se ajo humbësja (për të ëmën).
Një nga shoqet e ngushta të studentes, Jana Fandi tha për mediat e huaja se ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, që ndihmonte këdo.
“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm”.
Fandi tha se shoqja e saj duhej të merrte pjesë në ditëlindjen e saj të 21-të brenda pak javësh dhe ishte shkatërruese që ajo të mos ishte atje për të ndihmuar në festimin e saj. “Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më”, u shpreh shoqja e 20-vjeçares.