Rreth orës 21:30, një prostitutë shqiptare 39 vjeçe, po dilte nga makina, por sapo u hap dera, mbi të u derdh një lëng që i skuqi sytë dhe fytin. Gruaja bërtiste nga dhimbjet, ndërkohë që gratë e tjera që e dëgjuan vrapuan të kërkonin ndihmë.
Në vend erdhi me shpejtësi një ambulancë që i vuri pajisjet mjekësore dhe e dërgoi në spital. Prognoza mbetet e fshehtë, por dëmtimet për gruan fatkeqe mund të mbeten për jetë.
Në këtë rast, të dy autorët e krimit do të akuzohen për këtë krim sipas një ligji të ri të miratuar së fundmi nga Senati, që i dënon fajtorët për këto lloj krimesh deri në 14 vjet burg.
Karabinierët e Corsico kanë hapur menjëherë një dosje hetimi për rastin, tani për tani kundër personave të panjohur, por hetimet, të mbyllura dhe në fshehtësi, kanë hyrë në një pikë kthese. Nuk përjashtohet asgjë, as mundësia që viktima t’i njihte agresorët e saj. Në thelb të këtij hetimi është prostitucioni.
Hetuesit po hetojnë kamerat dhe po marrin dëshmi për të identifikuar dy dhunuesit.
Zona në fjalë është e njohur dhunën ndaj prostitutave, sepse dy muaj më parë një tjetër grua u grabit dhe u rrah nga një klient