Pranga 3 shqiptarëve, 123 kg hashash nga Shqipëria në Greqi

Media greke “Proto thema” shkruan se u parandalua një tjetër rast i tentativës për të dërguar drogë nga Shqipëria në Greqi. Shqiptarët janë ndaluar në afërsi të Igumenicës.

Policët grekë të emigracionit kanë pikasur një grup shqiptarësh që po ecnin me çanta. Në momentin e ndërhyrjes së policisë helene, janë arrestuar në flagrancë 3 shqiptarë. Ndërkaq, të tjerët kanë arritur që të largohen nga vendngjarja. Ata ikën me vrap në drejtim të territorit shqiptar.

foto galeri PreviousNext
Të arrestuarit janë dy persona të moshës 29 vjeç dhe njëri 27. Atyre iu janë sekuestruar 113 pako, ku kishte gjithsej 122 kilogramë e 750 gramë hashash.

Të tre shqiptarët akuzohen për trafik droge, ndërsa u vendosën në paraburgim. Ata do të dalin përpara drejtësisë për akuza që kanë të bëjnë me drogën.

(Balkanweb)

Loading...