Pranga dy ‘skifterëve’ në Vlorë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhje. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për prodhim e shitje narkotikësh dhe Xh. A.(K), 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi R. B. ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.10.2020, ka vjedhur çantën e një shtetaseje, ku kishte një aparat celular dhe një shumë parash. Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera: më datë 26.10.2020 ka vjedhur çantën e një shtetaseje, ku kishte një aparat celular, sende personale dhe një shumë parash; më datë 09.10.2020, ka vjedhur disa artikuj ushqimorë në oborrin e një banese.
Shtetasi Xh. A.(K.) ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 31.10.2020, ka tentuar të vjedhë në një lokal. Gjithashtu, nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2020, në lokalin e një shtetasi, ku ka vjedhur një shumë parash, një televizor dhe pije të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Loading...