Prangosen dy të rinj në Vlorë dhe Sarandë

Dy të rinj që ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, kanë rënë në prangat e policisë.

Rasti i parë bënë fjalë për 28-vjeçarin me inicialet I.P., banues në Vlorë, i cili ishte dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale të vjedhjes. Ndërkohë rasti tjetër bën fjalë për shtetasin me inicialet K.V., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar 24-vjeçarin me 1 muaj e gjysëm burgim, për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...