Prangoset shqiptari në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me një sasi he roine. Aksioni u zhvillua në Ancona, ndërsa shqiptari ishte në ndjekje prej disa ditësh.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte dy banesa, ku në njërën jetonte dhe në tjetrën zhvillonte ‘biznesin’ e shitjes së drogës. gjatë kontrollit në banesën ku zhvillohej aktiviteti, policia gjeti dhe sekuestroi disa copa celefoni, të cilat i përdorte për të ambalazhuar drogën si dhe 350 gram heroinë e pastër.
Kjo e fundit pritej të dilte në treg, ndërsa kapte shifrën 10 mijë euro. Aktualisht i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, ndodhet në burgun e Montacutos, në pritje të masës së sigurisë.

Loading...