Prania e tifozëve në stadium, Anglia merr vendimin e shumëpritur

Ndeshjet e futbollit, janë një nga aktivitetet që i mungojnë më shumë popullit anglez dhe jo vetëm. Mësohet se qeveria britanike nuk ka pranuar të hapë stadiumet, edhe pse ishte planifikuar për në prill. Mediat angleze kujtojnë se qeveria britanike kishte hedhur idenë që në stadium do ishin një numër i kufizuar i tifozëve, por, as kjo nuk do reazlisohet.
Si duket që kjo shtyhet për muajin maj, pasi për momentin sektorë të tjerë të jetës kanë më shumë prioritet në Britaninë e Madhe. Një test raportohet se do të bëhet në finalen e FA Cup, në stadiumin mitik “Ëembley”.

Më pas, në dy javët e fundit të Premier League, kur edhe masat shtrënguese të jenë zbutur disa, mendohet të lejohen deri në 10 mijë tifozë në stadiume. Në Britaninë e Madhe edhe procesi i vaksinimit po ecën me ritme të mira dhe besohet se në verë situatë do të jetë krejtësisht ndryshe.

Loading...