Prej 50 ditësh, vullkani në Islandë po jep një spektakël të mrekullueshëm, duke tërhequr vëmendjen e shumë turistëve, në vend dhe jashtë saj.
Në saj të interesit, autoritetet përkatëse kanë vendosur një rreth sigurie për të ndaluar vëzhguesit kuriozë të goditen nga pjesë të vogla shkëmbinjsh të nxehtë.
Mësohet se shpërthimi i vullkanit, që së shpejti do të quhet “Fagradalshraun”, cilësohet nga turistët si një diçka të papërshkrueshme. Sipas mediave dhe pamjeve të publikuara online, në mbrëmje mund të shihen drita të ndritshme portokalli nga dhjetëra kilometra larg.
Kujtojmë se vullkani shpërtheu në 19 Mars.
https://youtu.be/NJlzuOhvzng
Loading...