Prej dy ditësh vatra aktive, zjarri vijon të djegë pyllin e Vloshit në Bashkinë e Roskovecit

Zjarri vijon të djegë prej dy ditësh pyllin me pisha të Vloshit në Bashkinë e Roskovecit. Terreni i vështirë kodrinor dhe mungesa e zjarrfikësve për të shkuar në vendndodhjen e zjarrit ka bërë që flakët të përparojnë duke shkrumbuar dhjetëra hektarë pyll.

Punonjësit zjarrfikës po luftojnë me flakët duke përdorur mjete alternative për t’i shuar. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe punonjës të shërbimeve të Bashkisë Roskovec, të cilët po krijojnë korridore me dhera për të ndalur përparimin e flakëve.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe punonjës të policisë, të cilët janë në ndihmë të forcave zjarrfikëse.

Deri tani nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në ketë masiv pyjor me pisha, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkakut të rënies së flakëve.

Loading...