Prej dy muajsh nuk dihet më asgjë për fatin e princeshës Latifa të Dubait, dhe teksa shprehur shqetësimin e thellë për këtë situatë, Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe të japin prova ajo është akoma gjallë.
Edhe në muajin shkurt, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri një kërkesë të ngjashme në lidhje me vajzën e sundimtarit të Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al-Maktoum, pasi BBC transmetoi një video të xhiruar nga Latifa, në të cilën ajo thoshte se po mbahej peng dhe se druhej për jetën e saj. Sheikh Mohammed është nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, ku Dubai është një nga shtatë emiratet.
Vajza e tij 35 vjeçare nuk është parë në publik që prej marsit 2018, kur dështoi përpjekja e saj për t’u larguar nga vendi. “Nuk kemi asnjë provë se ajo është gjallë. Do të donim vetëm një provë të vetme bindëse se ajo është ende në jetë”, u tha gazetarëve në Gjenevë, Marta Hurtado, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë se për Latifën janë duke u kujdesur si familjarët, ashtu edhe profesionistët shëndetësorë. Për sheikun Mohammed bin Rashid al Maktoum, thuhet se i ka rrëmbyer të dyja vajzat e tij e i mban gati të burgosura.