Pamjet e gazetares, Nertila Haxhia, që bie pa ndjenja gjatë protestës për Lear Kurtin u bë virale. Nertila ka sqaruar më pas në rrjetet sociale se arsye e të rënit të fikët dhe humbjes së ekuilibrit ishte për shkak të ilaçeve dhe trajtime që ajo merr prej shumë vitesh pasi është diagnostikuar me kancer.
Nertila njihet si një aktiviste sepse edhe nëpër protesta të tjera është dhunuar. Historia e Nertila Haxhisë sot 34 vjeçe, është nga ato histori frymëzimi që tregon se si një grua përballet me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe triumfon mbi të.
24 vjeçe mësoi se diçka nuk shkonte mirë me shëndetin e saj. Nga një vizitë rutinë dhe disa të tjera më pas, gazetarja u diagnostifikua me kancer gjiri. Në fillim ajo ka zbuluar dy masa tumorale një në mitër dhe një në gji.
Jeta për të nuk ka qenë e lehtë sepse në periudhën që zbuloj tumorin ajo po ndahej edhe nga bashkëshorti, kishe edhe një vajzë. Nertila prej shumë vitesh lufton me sëmundjen e kancerit .
Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se beson se i ra të fikët për shkak të kurës që po merr.
Intervista:
Je shpirt që proteston?
Unë jam natyra e reagimit, rebeles, e kam bërë te lagjja, te fshati kur prishej pompa. Jam rritur me këtë formë, me formën e drejtë te protestës. Më vjen të reagoj dhe kam dëshirë të respektoj ligjin kur e kërkoj këtë të drejtë.
Kaluari i vuajtjeve të tua ka nisur kur ishe 24 vjeçe
Kam qenë rreth 24 vjeçe kur pata disa shqetësime të përgjithshme, ku kisha këputje, therje në vende të ndryshme të trupit. Gjoksi i majtë kishte zvogëlim në krahasim me atë të djathtin. Shkova për të bërë një vizitë. Pas konsultës më thanë të bëja X gjëra dhe më vendosën një eko.
Nga mosha 24-28 vjeçe kam marrë mjekime hormonale, duke bërë kontrolle të vazhdueshme, pasi mjekët nuk ishin të sigurt për diagnozën. Edhe unë isha shumë injorante për ta kuptuar.
Nuk ishte i njëjti masivitet informacioni. Bëra ekon dhe doli një masë që ata e përcaktuan si ‘të tharë” pastaj më vonë masë ‘ujore”. E konsideruan si një infeksion që duhet trajtuar. Pastaj në moshën 28-vjeçare doli masa dhe e hoqa me një rrezatim.
E kishe lindur vajzën?
Unë e kisha lindur vajzën dhe fati i keq donte që ndërkohë që merrja mjekim, të më shfaqej edhe një sëmundje tjetër në mitër. Situata ime u rëndua më tepër fizikisht dhe psikologjikisht. Kam bërë një ndërhyrje në mitër në Shqipëri dhe më pas jashtë. Vajza në atë kohë ishte 2 vjeçe.
U trembe?
Jam trembur aq shumë saqë vendosa ti jap prioritet të gjithë atyre që kisha afër, po mendoja për vajzën.
Vendosa të bëja investigim, që nga babai i vajzës dhe prindërit e mi. Kudo që mendoja se asaj do i hapej rrugë. Nënës i kam kërkuar që vajzës sime ti flitet me rrezatim për çdo familjar.
Pyeta veten kë kam pasur afër kur u shkriva nga pesha? Kush nuk më braktisi? Familja. Këtë kërkoja që të mësonte vajza ime. Të ketë energji pozitive.
Frika jote më e madhe?
Doja që teksa vajza rritej të mos dorëzohej.Nuk doja ti jepja prioritet që do bëhej me karrierë, por e thjeshtë, e drejtë .
Ndikoi e gjithë kjo te divorci me ish-bashkëshortin?
Sigurisht që ka ndikuar. E pati shumë të vështirë ta përballonte, e jo vetëm ai, por edhe babai i tij. Ai ka humbur nënën nga e njëjta sëmundje.
Duke qenë edhe një fëmjë në mes, u bë një ndihmë psikologjike për vajzën time familja e tij. Rritja e një fëmijë, pavarësish në një apo dy çati, vajza ime vijon të jetë e qetë dhe e lumtur.
Ishte sëmundja shkaktar?
Kanë qenë disa që mbeten private. Por kur përballesh edhe me një sëmundje dhe je me një pritshmëri të padukshme, pret edhe një mbështetje nga një fjalë goje.
Po vajza? E ka parë gjithë kalvarin e vuajtjeve?
Vajza ime ka bërë diçka shumë të bukur. Herë pas here e marr edhe në spital kur bëj analizat dhe kurat e mia. Ka filluar që t’i bie kitarës kur jam në spital. I japim motivim njëra-tjetrës. Edhe shtëpinë e kam kthyer në një shtëpi art.
Fakti që u ndjeve keq të shtunën, me çfarë ka të bëjë?
Besoj se ka lidhje me kurën. I bëra analizat dhe dolën stabël, përpos asaj që kuroj. Por është me afrimin e ditës së terapisë. Kronikisht duhet bërë sepse kanceri te gjaku janë familje që shkojnë te leucemia.
Kur kam marrë të gjitha të dhënat që duhet të bëj, më kanë thënë të gjitha terapitë që duhet të bëj.