Prekëse, 46 operacione dhe 3 javë në koma, sëmundja e rrallë e 15 vjeçarit detyron të ëmën të punojë në ndërtim

Sot në “’Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia e Alonsos, 15 vjeçarit shqiptar që vuan nga një sëmundje e rrallë me zorrët jashtë trupit.

E ëma e tij rrëfeu gjithë historinë përmes një lidhje Skype nga Londra, aty ku ata kanë ndërtuar jetën e ku Alonso po i nënshtrohet çdo ditë operacioneve dhe trajtimeve për të luftuar sëmundjen.

I operuar mbi 46 herë dhe tre javë në gjendje kome, Alonso po vazhdon të luftojë edhe pse mjekët nuk i kanë dhënë shpresë.
Mamaja e tij pranoi se nuk ka qenë aspak e lehtë, as financiarisht, ndaj është detyruar të punojë edhe në ndërtim.

“Kur u ndava nga ish-bashkëshorti, djali më kërkonte patate të skuqura dhe unë s’ kisha as një paund për t’ia blerë. Ajo histori ka ngel me mua gjithë jetën, prekem sa herë që e kujtoj”, tha ajo.

Sa i përket punëve që i është dashur të bëjë për të siguruar të ardhura, u shpreh:

“Shkollën e kam mbaruar për ndërtim këtu. Duke qenë nënë e vetme e shihja sesa kishin nevojë femrat për një ndihmë, një lyerje shtëpie apo një gjë që s’e bëjnë dot. Unë fatmirësisht e kisha atë forcë. Kisha 3 vjet kurs, e mbarova për 6 muaj”.

Loading...