Prekëse/ Çifti që u aksidentua nga ‘G-Class’ u bënë prindër pas 20 vitesh martesë

Çifti Arjan dhe Vilma Konomi, përjetuan dje ndoshta frikën më të madhe të jetës së tyre. Teksa ecnin tek vijat e bardha bashkë me karrocën, brenda së cilës ndodhej foshnja e tyre 3-muajshe, tek rruga e Kavajës, duke respektuar të gjitha rregullat, një fuoristradë bëri që t’i shkonte gjaku në fund të këmbëve.

Një aksident që për pak sa nuk rezultoi tragjik. Ajas Sulejmani, shoferi i makinës luksoze “G Class” kaloi kryqëzimin me semafor të kuq dhe shpejtësi skëterrë, ndërsa përplasi rëndë, familjen Konomi, konkretisht çiftin Vilma dhe Arjan si dhe foshnjën e tyre 3 muajshe.

Familja u transportua në spital ku fëmija ka shpëtuar lehtë, teksa çifti i bashkëshortëve po trajtohen për politraumë. Sa i përket shoferit, Ajas Sulejmani njihej si shofer që nuk respektonte rregullat e qarkullimit rrugor dhe është kapur dy orë më vonë në një spital privat.

Ndërkohë pas ngjarjes mësohet se Vilma dhe Arjan Konomi, çifti që u përplas me makinë nga Sulejmani, ishin bërë prindër pas 20 vitesh martesë. Sipas mediave, Arjan Konomi është me profesion, drejtor arsimi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat. Arjani ka thyerje të legenit dhe fraktura të tjera, ndërsa Vilma kishte hemorragji të brendshme dhe ndodhe në gjendje stabël në pavion.

Loading...