Prekëse historia e Joni Peçit,flet për femijërinë: Ja si më shkëputën nga duart e…

Spektakli Gjebresë kthehet në Fashion Tv. Një orë e gjysmë kushtuar modës, stilit, jetës dhe punës së dezajnerit Joni Peçi sot në orën 16.00 në Tv Klan tek “E diela shqiptare”.

Nga njerëz afër stilistit mësuam se ai ka vendosur që sfilaten e tij të sezonit ta prezantojë në studion gjigande të Ardit Gjebresë, por jo vetëm kaq.
Gjatë intervistes Joni Peçi ka rrëfyer jetën e tij dhe jo vetëm Arditi që po e intervistonte, por edhe publiku në sallë janë përlotur kur kanë mësuar se Joni Peçi kishte kaluar një femijeri aspak të zakontë.

Familja e tij ishte pjesë e atyre që quhen ish të përndjekur politikë dhe për shumë vite kanë qenë të internuar. Joni tregoi me zërin që dridhej për momentin kur ai teksa ishte duke shkuar për në kopesht, njerëzit e sigurimit të shtetit e kanë shkëputur me dhunë nga duart e nënës së tij, të cilën më pas e kanë nisur për në internim. Madje vëllai i vogël i Jonit kishte lindur atje.

Pas këtij momenti prekës të shumta ishin kujtimet e stilistit të cilat publiku do ti ndjekë sot tek ‘E diela shqiptare’.

Loading...