Historia e një djali të përkushtuar i cili rrezikoi jetën dhjetëra herë duke u ngjitur në mure të larta, për ta parë nga dritarja të ëmën e tij të shtrirë në spital, po bën gjiron e botës.
Siç raporton Al Nas, Jihad Al-Suwaiti, një djalë i ri nga Palestina më saktësisht nga qyteza Beit Awa në Bregun Perëndimor, ishte ngjitur mureve deri në dritaren e repartit të kujdesit intensiv në Hebron, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës që humbi betejën me COVID-19.
Pacientët e infektuar me coronavirus mbahen të izoluar për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19. Ky virus tashmë ka infektuar mbi 14 milionë njerëz në mbarë botën.
Rasmi Suëaiti, 73-vjeçe, ndërroi jetë katër ditë pasi ishte pranuar në spital, e për ta parë për herë të fundit u ngjit në dritare duke qëndruar i varur për t’i thënë përgjithmonë lamtumirës nënës.
Fotografia e 30-vjeçarit që qëndron ulur pranë dritares së dhomës ku qëndronte e ëma e tij është bërë virale në rrjete sociale. Gjithashtu është shpërndarë nga përfaqësuesi i Patriotic Vision në Kombët e Bashkuara, Mohamad Safa.
“Djali i një gruaje palestineze që ishte infektuar me COVID-19, është ngjitur nëpër mure deri në dritaren e dhomës së saj, dhe e vështroi derisa ajo ndërroi jetë”, ka shkruar Safa përbri fotgrafisë së shpërndarë.
“Djalë i mrekullueshëm, që më nxori lotët nga sytë dhe bëri që fyti im të dridhet nga dashuria dhe përkushtimi i tij për nënën”, ka shkruar një person tjetër lidhur me këtë foto.
Rasmi Suwaiti vuante nga leukemia kur rezultoi pozitive me COVID-19. Ajo ishte pranuar në spitalin e Hebronit dhe kaloi pothuajse pesë ditë, por pa ndonjë sukses – humbi betejën me coronavirusin.