Kryeministri Edi Rama ishte në Postribë në familjen e Vullnet Shabajt me 7 fëmijë.
Kjo familja jeton në varfëri prej kohësh, por kreu i Qeverisë i dha lajmin e mirë. “Ne do bëjmë diçka pa tjetër. Kjo situatë është e rëndë shumë. E di pse do e zgjidhim, sepse e meritoni, e meritojnë këta fëmijë, se nuk thoni s’kemi çfarë hamë e ku mësojmë, por mësoni dhe arrini të dilni me dhjeta, jo siç bëjnë ata që kanë dhe rrinë në Facebook gjithë ditën, e pinë kafen, e duan punë shteti. Vullneti merr karrocën, sepse e pashë, del e punon. Do ju çojmë me qira diku, do punësojmë Vullnetin dhe do bëjmë shtëpinë e re, se kjo nuk bëhet. Do donim të kapnim para vitit të ri shtëpinë e re, por duket e vështirë”, tha Rama
“Jam mekanik, dua ti rris mirë fëmijët mirë, jo t’i bëj haram”, tha Vullneti
“Me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”- thotë kryeministri Rama. ATSH